Qalaj: Kosova po humb shumë, s’po shoh sinjal për ndryshim - Gazeta Express
string(55) "qalaj-kosova-po-humb-shume-spo-shoh-sinjal-per-ndryshim"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:48

Qalaj: Kosova po humb shumë, s’po shoh sinjal për ndryshim

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:48

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj para nisjes së vazhdimit të 48-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij, Kosova është duke humbur shumë.

“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes. Nuk shoh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore”, tha Qalaj.

Në lidhje me takimin që po flitet mes kryetarit të VV-së Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Qalaj tha se duhet të ndodhin./EO/