string(87) "qalaj-i-pdk-se-nese-vetevendosje-vjen-prape-me-te-njejten-kandidate-sndryshojme-qendrim"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:15

Qalaj i PDK-së: Nëse Vetëvendosje vjen prapë me të njëjtën kandidate, s’ndryshojmë qëndrim

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:15

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje s’ka ndërruar qasje atëherë as partia e tij s’do të ndërrojë qëndrim.

Ai tha se nuk do të votojnë kandidaten e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

“Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues, qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Qalaj për hedhjen në votim të një komisioni.