PZAP refuzon ankesën VV’së me të cilën kërkohej anulimi i rreth 19 mijë votave me postë të LDK’së: Pretendime të pabazuara - Gazeta Express
string(119) "pzap-refuzon-ankesen-vvse-me-te-cilen-kerkohej-anulimi-i-rreth-19-mije-votave-me-poste-te-ldkse-pretendime-te-pabazuara"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 16:37

PZAP refuzon ankesën VV’së me të cilën kërkohej anulimi i rreth 19 mijë votave me postë të LDK’së: Pretendime të pabazuara

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 16:37

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kjo e fundit kishte kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për  Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj, shkruan Gazeta Express.

PZAP ka bërë të ditur se VV-ja kishte kërkuar që votat e LDK-së, 18933 gjithsej sa janë, të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Po ashtu, në ankesën e VV-së që s’është pranuar nga PZAP, kërkohej ndër tjerash edhe që KQZ të përsërisë votimin me postë në tërësi. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement