PZAP nuk tregon se çfarë ka vendosur për ankesën e Srpska's: Vendimi është marrë, i kemi njoftuar palët - Gazeta Express
string(100) "pzap-nuk-tregon-se-cfare-ka-vendosur-per-ankesen-e-srpskas-vendimi-eshte-marre-i-kemi-njoftuar-palet"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 12:07

PZAP nuk tregon se çfarë ka vendosur për ankesën e Srpska’s: Vendimi është marrë, i kemi njoftuar palët

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 12:07

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për çështjen e certifikimit ose jo të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një përgjigje për Gazetën Express, PZAP ka thënë se kanë marrë vendim dhe të njëjtin ua kanë dërguar palëve.

“PZAP-i ka marrë vendim dhe i njejti ju është dërguar palëve”, thuhet në përgjigje.

PZAP nuk ka treguar se cili është vendimi i tyre.

Të enjten në mbledhjen e KQZ’së nuk u votua pro certifikimit të Listës Srpska. Dy përfaqësuesit e VV’së votuan kundër, kreu i KQZ’së dhe anëtarja e Listës Serbe votuan pro, ndërsa 7 abstenuan. Pas kwsaj, Lista Serbe ka dorëzuar në PZAP anekesë. /GazetaExpress/