Iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, e udhëhequr nga Fehmi Kupina, e cila nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të ngjashmërisë së emrit me brendin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tani ka marrë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Vendimi vjen pas ankesës së parashtruar nga iniciativa qytetare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili aprovoi ankesën dhe urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë “Lidhjen për Prishtinën” për pjesëmarrje në zgjedhje.
Në arsyetimin e PZAP-it, të cilin e ka siguruar IndeksOnline, është theksuar se vendimi fillestar i KQZ-së ishte i bazuar në interpretim të gabuar të ligjit për zgjedhjet dhe rregullave të certifikimit, ndërsa tani certifikimi është dhënë sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike.