Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin - Gazeta Express
string(108) "pyetjet-per-doktoraturen-ne-france-e-shqetesojne-agk-reagon-thote-se-deputeti-kraki-e-ka-kercenuar-gazetarin"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:34

Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:34

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë deputeti i VV’së Nezir Kraki gazetarit Xhezair Dashi kur ky i fundit e kishte pyetur për doktoraturën e tij në Francë.

“Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”.”

Mesazhi i plotë: “Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tash. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë, dhe as nuk ta falin. Hajt!”.

AGK e ka ftuar Krakin t’i kërkojë falje gazetarit dhe redaksisë.

“AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe të papranueshme ndaj gazetarit, nga një deputet i zgjedhur. AGK-ja e fton zotin Kraki të kërkojë falje ndaj gazetarit dhe redaksisë, dhe të ofrojë në mënyrë transparente informacionet e kërkuara. Gazetarët duhet të lejohen që punën e tyre, në interest të publikut, ta bëjnë në mënyrë të papenguar dhe pa presion.”