Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun shqyrtimin e sotëm gjyqësor për shkak të natyrës së pyetjeve që lidhen me jetën personale të të akuzuarit Naim Murseli dhe të ndjerës Liridona Ademaj.
Prokurorja Javorka Perlinqeviq tha se Prokuroria pajtohet me këtë vendim, duke theksuar se pyetjet e parashtruara janë të natyrës private. Avokati i palës së dëmtuar, Leotrim Syla, shtoi se nëse do të ketë ndonjë informacion që lidhet me jetën private të Murselit dhe Liridones, atëherë vetëm pjesa e paradites duhet të mbyllet për publikun.
Gjyqtari, duke iu referuar Nenit 289 të Kodit të Procedurës Penale, konfirmoi vendimin për të mbyllur seancën publike gjatë pyetjeve ndaj të akuzuarit Kushtrim Kokalla për jetën private të Naim Murselit dhe Liridona Ademajt./BetimipërDrejtësi/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...