Pyetja e Naim Murselit në seancë: A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan? - Gazeta Express
string(75) "pyetja-e-naim-murselit-ne-seance-a-e-thote-raporti-qe-une-e-kam-vrare-gruan"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:16

Pyetja e Naim Murselit në seancë: A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan?

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 10:16

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës në rastin e vrasjes së Lirdona Ademajt, ku i akuzuari kryesor për këtë rast është bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli dhe dy të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në këtë seancë po dëshmojnë zyrtarë të Psikiatrisë Forenzike për ekzaminimin e gjendjes së Naim Murseli.

Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj. 

Haxhibiqiri në dëshminë e tij u shpreh se nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari, raporton Indeksonline.

Por Naim Murseli pati një pyetje rreth raportit për ekspertizen psikiatrike që i është bërë atij.

“Ne media kam parë tituj që ekzaminimi im thotë, që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij. Pyetja ime është kjo. A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan time”, tha Murseli në seancë