Putini thotë se e përshëndeti Trump'in si "fqinj": Edhe pse jemi të ndarë nga oqeanet, jemi fqinj të afërt - Gazeta Express
string(101) "putini-thote-se-e-pershendeti-trumpin-si-fqinj-edhe-pse-jemi-te-ndare-nga-oqeanet-jemi-fqinj-te-afert"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 1:05

Putini thotë se e përshëndeti Trump’in si “fqinj”: Edhe pse jemi të ndarë nga oqeanet, jemi fqinj të afërt

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 1:05

Lideri rus Putin gjatë një konferencës që po e zhvillon së bashku me presidentin amerikan Trump është shprehur se SHBA dhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinj të afërt”.

“Ata ndodhen vetëm 4 kilometra larg njëri-tjetrit. Jemi fqinj të afërt, dhe kjo është një fakt,” shton ai, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, ai i tha Trump-it “përshëndetje, fqinj”, kur u takuan dhe shtrënguan duart në pistën e aeroportit më herët gjatë ditës, sipas tij.

Më tej, Putini flet për historinë e Alaskës, e cila dikur ishte territor rus para se t’i shitej SHBA-së në mesin e viteve 1800.

Ai përmend praninë e kishave ortodokse ruse në këtë shtet amerikan, duke u shprehur për gazetarët: “Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të ndihmojë në rindërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella, të barabarta dhe me përfitim të përbashkët.”