“Putini po përdor dimrin si armë lufte”, Stoltenberg zotohet të shtojë ndihmat për Ukrainën - Gazeta Express
string(88) "putini-po-perdor-dimrin-si-arme-lufte-stoltenberg-zotohet-te-shtoje-ndihmat-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 16:41

“Putini po përdor dimrin si armë lufte”, Stoltenberg zotohet të shtojë ndihmat për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 16:41

Aleatët e NATO-s do të rrisin ndihmën për Ukrainën, pasi presidenti rus, Vladimir Putin po përdor dimrin si armë lufte, kjo pasi forcat e tij ushtarake po dështojnë në fushën e betejës tha sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne kemi dorëzuar gjeneratorë, aleatët tanë po ndihmojnë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera Stoletnberg tha se takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s do të shërbejë si një platformë për të rritur ndihmën perëndimore për rindërtimin e infrastrukturës energjitike në Uklrainë.

“Sulmet e qëllimshme kundër shërbimeve bazë, ngrohje, drita, ujë, gaz – synojnë të shkaktojnë sa më shumë vuajtje të jetë e mundur për civilët ukrainas në një përpjekje për të thyer angazhimin e tyre, unitetin e tyre në luftën kundër pushtimit rus,” tha Stoltenberg. /Abc news