Presidenti rus, Putin theksoi se Kievi po përpiqet të qëllojë thellë në territorin rus, por se kjo nuk do të ndihmojë në ndryshimin e situatës në luftën që ka vazhduar për më shumë se tre vjet e gjysmë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se forcat ruse kishin pushtuar gati 5,000 kilometra katrorë territor në Ukrainë deri në vitin 2025 dhe se Moska kishte iniciativë të plotë strategjike në fushën e betejës.
Në një takim me komandantët e lartë ushtarakë, Putin tha se forcat ukrainase po tërhiqeshin nga vija e frontit në të gjithë sektorët.
Ai theksoi se Kievi po përpiqet të qëllojë thellë në territorin rus, por se kjo nuk do të ndihmojë në ndryshimin e situatës në luftën që ka vazhduar për më shumë se tre vjet e gjysmë.
“Në këtë moment, forcat e armatosura ruse e mbajnë plotësisht iniciativën strategjike”, tha Putin në një takim në veriperëndim të Rusisë, sipas Kremlinit.
“Këtë vit, ne çliruam pothuajse 5,000 kilometra territor, 4,900 kilometra dhe 212 vendbanime.”
Forcat ukrainase, tha ai, “po tërhiqen përgjatë vijës së kontaktit luftarak, pavarësisht përpjekjeve për rezistencë të ashpër”.