Putini jo, por cili lider rus e uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhje? - Gazeta Express
string(71) "putini-jo-por-cili-lider-rus-e-uroi-joe-bidenin-per-fitoren-ne-zgjedhje"

Putini jo, por cili lider rus e uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhje?

Gazeta Express

21/11/2020 18:56

Një lider rus tashmë e ka uruar presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden për fitoren.

“E kam takuar disa herë atë”, thotë Mikhail Gorbachev, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik.

Lexo Edhe:

“Kam përshtypjen se ai e kupton rëndësinë e marrëdhënieve me Rusinë. Shpresoj që Biden do të përpiqet që të normalizojë marrëdhëniet dhe të rikuperojë besimin në mes të vendeve”, shton ai.

Biden ka premtuar dialog me Kremlinin.

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin, pati thënë se për vendin e tij nuk ka rëndësi se kush do të udhëheq me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë mungesa e një urimi për Bidenin nga ana e Putin, u arsyetua me mos zyrtarizimin e rezultatit.