Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump se është i gatshëm të shfrytëzojë marrëdhëniet e ngushta me Iranin për të ndihmuar në negociatat për programin bërthamor Iranian.
“Kemi marrëdhënie të ngushta partneriteti me Teheranin dhe, natyrisht, presidenti Putin tha se jemi të gatshëm ta përdorim këtë nivel partneriteti për të lehtësuar dhe kontribuar në negociatat që po zhvillohen për zgjidhjen e çështjes së dosjes bërthamore iraniane,” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas Reuters.
Ndërkohë, i pyetur se kur Putini mund të përfshihet drejtpërdrejt në bisedime, Peskov ka shtuar se dialogu me Teheranin dhe Uashingtonin po zhvillohet përmes kanaleve të ndryshme.
“Presidenti do të përfshihet kur të jetë e nevojshme,” ka thënë ai.
Trump, pas bisedës telefonike me Putinin të mërkurën, deklaroi se koha po mbaron për Iranin që të marrë një vendim për programin e tij bërthamor dhe se besonte që Putini ishte dakord se Republika Islamike nuk duhet të ketë armë bërthamore.
Sipas Trumpit, Putini kishte sugjeruar të përfshihej në diskutimet me Iranin dhe shprehu bindjen se “ndoshta mund të ndihmonte që kjo çështje të përmbyllet me shpejtësi”, ndonëse shtoi se Irani po e zvarriste procesin.
aaaaa