Presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin amerikan ka thënë se pajtohet që siguria e Ukrainës duhet të garantohet.
“Pajtohem me (Presidentin e SHBA-së Donald) Trump që siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe sigurisht, ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë,” tha ai.
Ai shtoi: “Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë ta afrojmë këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë.”