Pas takimit që presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe lideri rus Vladimir Putin zhvilluan, ata mbajtën edhe një konferencë për media.
Gjatë konferencës Putin u tha udhëheqësve ukrainas dhe evropianë të mos ndërhyjnë.
“Ne presim që Kievi dhe kryeqytetet evropiane do ta perceptojnë të gjithë këtë në një mënyrë konstruktive dhe nuk do të krijojnë pengesa, nuk do të bëjnë përpjekje për të prishur progresin në zhvillim përmes provokimeve dhe intrigave prapa skenave”, tha ai.