Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin objektiv i ushtrisë ruse - Gazeta Express
string(72) "putin-trupat-perendimore-ne-ukraine-do-te-ishin-objektiv-i-ushtrise-ruse"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 11:09

Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin objektiv i ushtrisë ruse

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 11:09

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se çdo dislokim i forcave perëndimore do të ishin objektiv “legjitim” për ushtrinë e Moskës.

Kjo deklaratë e bërë më 5 shtator vjen një ditë pasi aleatët e Kievit thanë se janë të përkushtuar të dislokojnë trupa në Ukrainë në rast se arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Dhjetëra shtete, të udhëhequra nga Franca dhe Britania, u zotuan për dislokimin e një force të sigurisë në tokë, ajër apo det, për të monitoruar një marrëveshje eventuale të paqes.

“Nëse disa trupa do të shfaqeshin atje, veçmas tani gjatë luftimeve, ne veprojmë me premisa se ata do të jenë objektiva legjitimë”, tha Putin gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në qytetin Vlladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Ai shtoi se dislokimi i një force të tillë nuk do të kontribuonte në një paqe afatgjatë, duke shtuar se raportet më të ngushta të ushtrisë së Ukrainës me Perëndimin ishin një prej atyre që ai i cilëson si “shkaqe kryesore” të konfliktit.

Aleatët e Ukrainës nuk kanë zbuluar detaje specifike të planit, përfshirë se sa trupa do të përfshiheshin dhe si do të kontribuonin vendet e ndryshme.

Kievi thotë se garancitë e sigurisë, të mbështetura nga trupat perëndimore, janë thelbësore për çdo marrëveshje paqeje, për të siguruar që Rusia të nisë një ofensivë të re në të ardhmen.

Dhjetëra mijëra persona janë vrarë që kur Moska nisi ofensivën e saj në shkurt 2022, duke detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të lindjes dhe jugut të Ukrainës.

Putin tha se nëse mund të arrihet një marrëveshje, nuk do të ketë nevojë për trupa.

“Nëse arrihen vendime që do të çojnë në paqe, në paqe afatgjatë, atëherë unë thjesht nuk shoh arsye për praninë e tyre në territorin e Ukrainës. Sepse nëse arrihen marrëveshje, nuk duhet të ketë dyshime që Rusia nuk do ta respektojë”, tha ai.

Ukraina dhe Perëndimi përmendin një sërë rastesh kur Rusia ka shkelur marrëveshjet, përfshirë periudhën 2014-2022, kur separatistët e mbështetur nga Moska luftonin me ushtrinë e Kievit në lindje të shtetit./REL/