Putin thotë se takimi në Alaska ka qenë shumë i mirë: Me Trump’in po shohim dritë në fund të tunelit - Gazeta Express
string(98) "putin-thote-se-takimi-ne-alaska-ka-qene-shume-i-mire-me-trumpin-po-shohim-drite-ne-fund-te-tunelit"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:52

Putin thotë se takimi në Alaska ka qenë shumë i mirë: Me Trump’in po shohim dritë në fund të tunelit

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:52

Lideri rus Vladimir Putin ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në pikën me të ulët qe prej Luftës së Dytë Botërore, por, prej ardhjes se Donald Trump  në krye të SHBA-ve, ka shtuar ai ‘‘kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit’’.

Putin ka komentuar edhe takimin e tij me Trump në Alaska duke thënë se ka qenë takim shumë i mirë dhe i sinqertë.

‘‘Sa i përket marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, ato janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore, e kam thënë këtë shumë herë, por me ardhjen e Presidentit Trump kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe kohët e fundit kemi pasur një takim shumë të mirë dhe të sinqertë në Alaska. Konteksti vazhdon në nivel ministror, ​​zyrtarësh dhe biznesi’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress