Putin thotë se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO'n - Gazeta Express
string(61) "putin-thote-se-rusia-eshte-e-gatshme-te-bashkepunoje-me-naton"

Putin thotë se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO’n

Gazeta Express

03/12/2019 19:09

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n, pavarësisht sjelljes së saj të vrazhdë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, në momentin e një samiti të Aleancës Atlantike që shënon 70-vjetorin e saj.

“Ne e kemi shprehur disa herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar me NATO-n, mbi kërcënimet reale si terrorizmi ndërkombëtar, konfliktet e armatosura lokale dhe rrezikun e përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë e lajmeve.

Lexo Edhe:

NATO nuk e konsideron Rusinë si armike, por do të kundërpërgjigjet nëse kjo e fundit sulmon Poloninë dhe vendet balltike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen polake, “Rzeczypospolita”.

“Nëpërmjet një pranie të madhe të forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet balltike ne i dërgojmë një sinjal të fortë Rusisë. Nëse ka një sulm kundër Polonisë dhe vendeve balltike, është e gjithë aleanca që do të përgjigjet”, deklaroi Jens Stoltenberg, ndërkohë që samiti i 70-vjetorit të NATO-s hapet në Londër.

“Ne nuk e përcaktojmë Rusinë në këtë mënyrë, si armik të NATO-s. Ne thjesht do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme. Ne duhet të jemi të sigurt që ajo që kemi parë në Ukrainë, një pushtim i Rusisë kundër fqinjit të tij, të mos ndodhë kundër një anëtari të NATO-s”, shtoi ai në një intervistë të dhënë gjithashtu për të përditshmet gjermane “Süddeutsche Zeitung”, spanjolle “El Pais”, italiane, “Il Sole 24 Ore”, greke “Kathimerini” dhe daneze “Jylland-Posten”.