Putin telefonon liderët e Iranit dhe Izraelit - Gazeta Express
string(45) "putin-telefonon-lideret-e-iranit-dhe-izraelit"

Gazeta Express

13/06/2025 20:41

Putin telefonon liderët e Iranit dhe Izraelit

Gazeta Express

13/06/2025 20:41

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë ditës së premte

Presidenti rus, Vladimir Putin, në biseda telefonike të ndara të premten, i ka thënë presidentit të Iranit se Moska dënon veprimet e Izraelit kundër Teheranit, ndërsa kryeministrit izraelit i ka thënë se çështjet rreth programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, raporton Reuters.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se Putin i ka thënë presidentit iranian Masoud Pezeshkian se Rusia “i dënon veprimet e Izraelit që janë ndërmarrë në kundërshtim me Kartën e OKB-së”, dhe ka shprehur ngushëllime për të vrarët.