Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim tre-ditor në Ukrainë midis 8 dhe 10 majit. Kremlini tha se pret që Ukraina t’i përgjigjet armëpushimit, por tha se do t’i përgjigjet çdo “shkeljeje”. Armëpushimi do të mbulojë Ditën e Fitores së Rusisë më 9 maj që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore, njofton The Telegraph, përcjellë Gazeta Express.
Armëpushimi i dytë brenda një muaji
Armëpushimi i papritur i shpallur nga Vladimir Putin do të jetë i dyti që do të ndodhë brenda një muaji. Armëpushimi i mëparshëm u bë gjatë Pashkëve më pak se dy javë më parë.
Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për “2000 shkelje” dhe bëri thirrje që armëpushimi të zgjatet për 30 ditë.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...