Putin shpall 'aneksimin e katër rajoneve të reja' të Ukrainës - Gazeta Express
string(59) "putin-shpall-aneksimin-e-kater-rajoneve-te-reja-te-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 14:40

Putin shpall ‘aneksimin e katër rajoneve të reja’ të Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 14:40

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se ka katër rajone të reja të Rusisë, pasi njoftoi aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

Ai thotë se inkorporimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale” siç thuhet në kartën e OKB-së, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Putin vazhdon të pretendojë se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.

Udhëheqësi rus ka pohuar prej kohësh se Ukraina po shënjestron rusishtfolësit në Ukrainën lindore dhe vazhdimisht ka bërë akuza të pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje të vendit.

Ai kërkon që të mbahet një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët dhe “heronjtë e Rusisë së Madhe” që kanë vdekur gjatë “operacionit special” në Ukrainë.