Putin: Lufta e Dytë Botërore po përdoret për të nxitur rivalitetet politike - Gazeta Express
string(74) "putin-lufta-e-dyte-boterore-po-perdoret-per-te-nxitur-rivalitetet-politike"

Putin: Lufta e Dytë Botërore po përdoret për të nxitur rivalitetet politike

Gazeta Express

23/01/2020 23:15

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në një përkujtimore të Holokaustit në Izrael, ku foli kundër pikëpamjeve të Luftës së Dytë Botërore që përdoren ende për të nxitur rivalitete politike moderne.

Një deklaratë e Bashkimit Europian vitin e kaluar fajësoi Bashkimin Sovjetik dhe Gjermaninë naziste për fillimin e luftës, duke deklaruar se pakti Molotov-Ribbentrop i fuqive çoi në pushtime në Europën Lindore. Rusia ka kritikuar deklaratën vazhdimisht.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht kujtimi i kësaj lufte, mësimet e saj dhe pasojat po bëhen gjithmonë e më shumë objekt i konkurrencës politike”, deklaroi Putin.