Putin flet për akuzat e Trump rreth biznesit të Biden në Rusi dhe kjo nuk do t’i pëlqej republikanit - Gazeta Express
string(99) "putin-flet-per-akuzat-e-trump-rreth-biznesit-e-biden-ne-rusi-dhe-kjo-nuk-do-ti-pelqej-republikanit1"

Gazeta Express

26/10/2020 20:13

Putin flet për akuzat e Trump rreth biznesit të Biden në Rusi dhe kjo nuk do t’i pëlqej republikanit

Gazeta Express

26/10/2020 20:13

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se ai nuk pa asgjë kriminale në lidhjes biznesore të së kaluarës të Biden në Ukrainë dhe Rusi.

Putin kështu oi përgjigj komenteve të bëra nga Trump gjatë debatit televiziv me kandidatin demokrat Joe Biden lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lexo Edhe:

‘Po, në Ukrainë ai (Hunter Biden) kishte ose ende zhvillon biznes, nuk e di. Kjo nuk na intereson neve, duhet tu interesojë amerikanëve dhe ukrainasve’, citohet të ketë thënë Putin.

Trump i cili është i dyti në sondazhe, ka shfrytëzuar debatet për të akuzuar Biden dhe djalin e tij Hunter keqpërdorime në Ukrainë.

Asnjë fakt nuk është publikuar për t’i verifikuar akuzat të cilat Joe Biden i quan false.

Putin, i cili në të kaluarën ka mbështetur Donald Trump me arsyetimin se ai donte lidhje më të afërta me Moskën, tha se Kremlini do të punojë me çdo udhëheqës që zgjedhin amerikanët.

Por ai pranoi ‘retorikën anti-ruse’ të Biden.