Putin flet në paradën e Moskës, kujdeset veçanërisht për “mysafirin kryesor”liderin kinez
Lajme
Gazeta Express
09/05/2025 10:09
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim të shkurtër në paradën e mbajtur në Moskë, për Ditën e Fitores.
Duke thënë se Rusia “nuk do të jetë kurrë dakord”që ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore të shtrembërohen, ai shprehu mirënjohje për brezin që shtypi nazizimin me koston e miliona jetëve.
Putin nuk harroi ta përshendesë nga tribuna edhe liderin kinez Xi Jinping, i cili po merr pjesë ne festime, ku përveç sukseseve të ushtrisë ruse e vlerësoi thellësisht edhe kontributin e “forcave aleate” dhe konkretisht “popullin e guximshëm të Kinës.