Gjykata e Moskës ka dënuar në mungesë me 8 vite e gjysmë burg gazetaren ruse Marina Ovsyannikova, e cila në vitin 2022 doli në transmetim të drejtpërdrejtë pas një spikereje me një poster ku shkruhej se “Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë. 352 fëmijë janë vrarë në Ukrainë. Sa fëmijë duhet të vdesin që ju të ndaloni.”
Në posterin e gazetares shkruhej gjithashtu se propaganda duhej të ndalej. Në kohën kur kjo ngjarje ndodhi Marina Ovsyannikova punonte në kanalin shtetëror rus Channel One. Ajo u pushua nga puna në muajin mars të vitit të shkuar dhe autoritetet e lanë atë në arrest shtëpie, por gazetarja arriti të arratisej drejt Francës së bashku me vajzën e saj të vogël.
Aktualisht vendodhja e saj nuk dihet. Marina Ovsyannikova u akuzua pasi legjislacioni rus e konsideron të paligjshme që të quash luftën një “pushtim”. Mediat e kontrolluara nga Kremlini duhet ta quajnë pushtimin e Ukrainës një “Operacion Special Ushtarak.”
Pasi u arratis nga Rusia, autoritetet në Moskë e shpallën atë në kërkim ndërkombëtar. Gazetarja 45 vjeçare i ka konsideruar akuzat që Rusia ka bërë ndaj saj si absurde. Në vendimin e gjykatës së Moskës të dhënë këtë të mërkurë thuhej se Marina Ovsyannikovas i ndalohet ushtrimi i profesionit të gazetares qoftë edhe në mediat elektronike për 4 vite./abcnews.al
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...