Presidenti Vladimir Putin ka dyfishuar kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kërkuar tërheqjen e trupave ukrainase nga territoret që Moska pretendon se i ka të sajat.
Ato përfshijnë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe Donbasin, të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesën më të madhe të të cilit Moska tani e ka të pushtuar.
Putin konfirmoi se plani i ri i paqes, i diskutuar mes SHBA-së dhe Ukrainës, i është dorëzuar tashmë Moskës dhe “mund të përdoret si bazë për marrëveshje të ardhshme”. Ai foli për bisedimet me negociatorët amerikanë.
“Ne e diskutuam zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë me negociatorët amerikanë para vizitës sime në Alaska. Më pas u formua lista me 28 pika… Në përgjithësi, ne pajtohemi që ai (plani i paqes i mbështetur nga SHBA) mund të përdoret si bazë për marrëveshje të ardhshme. Por do të ishte e papërshtatshme nga ana ime të flisja për ndonjë version përfundimtar, sepse nuk ka të tillë”.
I pyetur nëse Krimea dhe Donbasi mund të njihen de facto si rusë, por jo de jure, Putin u shpreh.
“Kjo është pika e diskutimit tonë me homologët amerikanë… Keni të drejtë. Kjo është një nga temat kyçe”.
Putin gjithashtu njoftoi se një delegacion amerikan pritet në Moskë javën e ardhshme, ndërsa Ukraina pret vizitën e Sekretarit të Ushtrisë së SHBA-së.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...