Putin dorëzohet para Perëndimit për 300 miliardët e ngrirë: Le t’i marrin, po forcojmë sistemin tonë me shtetet mike - Gazeta Express
string(113) "putin-dorezohet-para-perendimit-per-300-miliardet-e-ngrire-le-ti-marrin-po-forcojme-sistemin-tone-me-shtetet-mike"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 12:50

Putin dorëzohet para Perëndimit për 300 miliardët e ngrirë: Le t’i marrin, po forcojmë sistemin tonë me shtetet mike

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 12:50

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është “gati” të heqë dorë nga 300 miliardë dollarët në asete të ngrira në Perëndim, nëse kjo do të ndihmonte në përshpejtimin e shkëputjes nga sistemet financiare të dominuara nga Perëndimi, raporton The Moskow Times.

“Një shumë e konsiderueshme e arit dhe valutës ruse është e ngrirë në bankat perëndimore. Na thonë direkt se synojnë të na i marrin paratë,” është shprehur Putin në një samit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik në Minsk, transmeton Express.

Sipas tij, konfiskimi i fondeve nga Perëndimi do të nxisë një “tendencë të pakthyeshme drejt rajonalizimit të sistemeve të pagesave”, që në fund do të sillte përfitime për ekonominë globale.

“Mendoj se ndoshta ia vlen të paguajmë këtë çmim,” ka shtuar tutje ai, duke theksuar se Moska do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e sistemeve të veta të pagesave në bashkëpunim me “shtetet mike.”

Kujtojmë se, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vendet perëndimore ngrinë rreth 300 miliardë dollarë në asete të bankës qendrore ruse, kryesisht në Evropë. Dhe, aktualisht, BE-ja po planifikon të përdorë interesin e gjeneruar nga këto pasuri për të financuar mbrojtjen e Ukrainës – një vendim që Kremlini e ka dënuar si “vjedhje.”

Veç kësaj, G7, ka deklaruar se asetet e ngrira të Rusisë do të mbeten të bllokuara deri sa Moska të paguajë dëmet në Ukrainë.