Puthja  e Meritonit dhe Erjolës që e ndezi rrjetin - Gazeta Express
string(49) "puthja-e-meritonit-dhe-erjoles-qe-e-ndezi-rrjetin"

Yjet

Gazeta Express

21/09/2025 13:12

Puthja  e Meritonit dhe Erjolës që e ndezi rrjetin

Yjet

Gazeta Express

21/09/2025 13:12

Fotografitë e Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit, që shkaktuan bujë në rrjetet sociale duke shfaqur momentin e një puthjeje në buzë, kanë ndezur spekulime për një lidhje të mundshme mes ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”.

Megjithatë, burime pranë aktorëve sqarojnë se nuk bëhet fjalë për një romancë reale. Puthja ishte pjesë e një skene filmi, ku të dy aktorët luajnë rolet kryesore.

Momenti i kapur nga fotografitë u realizua gjatë xhirimeve dhe më pas u shpërnda në rrjet, duke shkaktuar reagime të shumta dhe spekulime të panevojshme.

Filmi, ku Meritoni dhe Erjola janë protagonistë, pritet të publikohet në muajin tetor. Sipas burimeve, skena e puthjes është thjesht një moment artistik, që shërben për zhvillimin e historisë në film dhe nuk pasqyron marrëdhënie personale mes aktorëve.

Fansat këshillohen të ndajnë realitetin nga arti, duke kuptuar se disa momente të kapura nga paparacët ose rrjetet sociale mund të jenë thjesht pjesë e projekteve profesionale. /GazetaExpress/