Pushteti shpalli konstituimin e Kuvendit, Rohde konstaton se ende jemi në ngërç - e quan shqetësues diskursin kundër Kushtetueses - Gazeta Express
string(126) "pushteti-shpalli-konstituimin-e-kuvendit-rohde-konstaton-se-ende-jemi-ne-ngerc-e-quan-shqetesues-diskursin-kunder-kushtetueses"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 16:23

Pushteti shpalli konstituimin e Kuvendit, Rohde konstaton se ende jemi në ngërç – e quan shqetësues diskursin kundër Kushtetueses

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 16:23

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar sot për takimin e djeshëm që pati me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për procesin e konstituimit të institucioneve.

Rohde konstatoi se ka “ngërç institucional” pas pretendimeve nga kryeparlamentari Dimal Basha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

Ai tha se Osmanit ia ka shprehur shqetësimet e tij për “ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional”, ndërsa tha se ka vënë në dukje edhe diskursin e fundit për dyshime ndaj vendimeve gjyqësore.

Rohde paralajmëroi se ky diskurs zvogëlon besimin në organet e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka thënë Rohde.

Kuvendin të pakonstituuar po e sheh edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili pas takimit të djeshëm me Osmanin tha se diskutuan për “nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajp është zotuar se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. /Express/