Pushteti i ri në Gjermani me kërkesa të vjetra për Kosovën: Asociacioni dhe Marrëveshja e Ohrit - Gazeta Express
string(94) "pushteti-i-ri-ne-gjermani-me-kerkesa-te-vjetra-per-kosoven-asociacioni-dhe-marreveshja-e-ohrit"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 17:55

Pushteti i ri në Gjermani me kërkesa të vjetra për Kosovën: Asociacioni dhe Marrëveshja e Ohrit

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 17:55

Pavarësisht ndërrimit të pushtetit në Gjermani nga Olaf Scholz tek Friedrich Merz, kërkesat e Berlinit zyrtar në raport me Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë kanë mbetur të njëjtat. Ky qëndrim i politikës gjermane është bërë i ditur sot gjatë vizitë se kreut të diplomacisë gjermane në Prishtinë, Johan Ëadephul, i cili gjatë një konference për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka kërkuar progres në dialog dhe hapa drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Express.

Diplomati gjithashtu ka kërkuar edhe zbatimin e plotë dhe të shpejt të dakordimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i Zbatimit.

Ai ka theksuar faktin se negociatat për normalizim kanë ngecur dhe se është shumë me rëndësi që të ketë shumë shpejtë një përparim konkret sa i përket Dialogut.

‘’Gjermania e mbështet dialogun për normalizim të udhëhequr nga BE’ja, mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë me rëndësi këtu që shumë shpejtë të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit e cila që i mban të gjitha elementet relevant në normalizim duhet të zbatohet shpejt në plotni, këtë e presim nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim si nga Kosova dhe nga Serbia. Për Kosovën kjo nënkupton,  që për shembull të merren hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe. Dialogu duhet të vazhdojë me vullnetin për mirëkuptim, ajo është kriter i ynë për qeveritë në të dyja vendet’’, ka thënë ai.

Ëadephul gjithashtu ka folur edhe për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe mungesën e institucioneve të reja, arsye kjo pse sot e ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një qeveri të aftë për të mrrë vendime, qoftë brenda, qoftë jashtë.

‘’Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektive realiste. Zhvillimi i Kosovës qe nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë’’, ka thënë ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar një proces të balancuar të dialogut, meqë sipas saj, tryeza s’është e barabartë meqë Kosova gjendet nën sanksione, ndërsa Serbia pavarësisht të gjitha veprimeve vazhdon të jetë e pandëshkuar nga BE.

Kryediplomati gjerman edhe gjatë qëndrimit në Serbi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kyçe për hyrjen e Serbisë në BE dhe se  Marrëveshja e Ohrit është obligative.

Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e ka kërkuar në vazhdimësi edhe qeverisja e ish-kancelarit, Olaf Scholz./GazetaExpress/