Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë ka reaguar me një postim në Facebook.
Përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, Arbër Spahija shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.
E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.