Pushimet u kthyen në tragjedi, zbulohen shkaqet e vdekjes së familjes në Stamboll - Gazeta Express
string(80) "pushimet-u-kthyen-ne-tragjedi-zbulohen-shkaqet-e-vdekjes-se-familjes-ne-stamboll"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 9:02

Pushimet u kthyen në tragjedi, zbulohen shkaqet e vdekjes së familjes në Stamboll

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 9:02

Katër anëtarët e një familjeje turko-gjermane humbën jetë në nëntor gjatë pushimeve në Stamboll. Autopsia e kryer ka zbuluar se familja humbi jetën nga helmimi me fosfinë.

“Nuk u gjet asnjë gjurmë helmi në gjak, stomak apo ushqim të konsumuar nga familja, ndërsa u zbulua një prani e fortë e fosfinës”, thuhet në raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Më tej raporti thekson se u gjetën prova të forta që tregojnë se familja Boçek vdiq për shkak të gazit fosfinë. Raporti duket se konfirmon se spërkatja antiparazitare e kryer brenda hotelit ku po qëndronin prindërit dhe dy fëmijët mund të jetë shkaku i vdekjeve.

“U gjetën prova se ky produkt kimik është përdorur nga hoteli”, thuhet në raport.

Fosfina, e njohur edhe si hidrid fosfori ose fosfid alumini është një insekticid shumë toksik për njerëzit dhe gjitarët. Në gjendjen e saj të gaztë, ajo hyn në trup nëpërmjet thithjes, duke u shpërndarë kryesisht në mëlçi, sistem nervor dhe zemër.

Produkti dyshohet se kontaminoi dhomën e familjes përmes ventilatorit të tualetit. Hoteli ku ishin të akomoduar viktimat u mbyll dhe 11 persona u arrestuan.