string(58) "pupovci-i-64-ti-ne-festivalin-olimpik-evropian-per-te-rinj"

Pupovci i 64-ti në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Sporte tjera

Gazeta Express

10/02/2025 14:48

Skitari kosovar, Andi Pupovci ka garuar sot në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Bakuriani 2025, që po mbahet në Bakuriani të Gjeorgjisë.

Në një konkurrencë të fortë, Pupovci në renditjen e përgjithshme pas dy lëshimeve, përfundoi i 64-ti nga 92 garues, 28 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Lexo Edhe:

Nesër garon Klara Sefaj në sllallom të madh. Sefaj e Pupovci janë të vetmit që po e përfaqësojnë vendin tonë. Ata do të garojnë edhe në sllallom.