Punonjësit infektohen me COVID-19, mbyllet Gjykata e Pogradecit - Gazeta Express
string(62) "punonjesit-infektohen-me-covid-19-mbyllet-gjykata-e-pogradecit"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 17:31

Punonjësit infektohen me COVID-19, mbyllet Gjykata e Pogradecit

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 17:31

Pezullohet puna në Gjykatën e Pogradecit. Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se disa prej punonjësve të këtij institucioni kanë rezultuar të infektuar me koronavirus pas testit që kanë bërë duke detyruar mbylljen e gjykatës. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e gjykatës së Pogradecit. Puna është e pezulluar deri në datë 17 mars me përjashtim të disa kategorive;

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.

Lexo Edhe:

Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.

Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.

Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendim.