Punonjësit e Shërbimit Korrektues mbesin pa shtesa të ndërrimit të natës - Gazeta Express
string(72) "punonjesit-e-sherbimit-korrektues-mbesin-pa-shtesa-te-nderrimit-te-nates"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:23

Punonjësit e Shërbimit Korrektues mbesin pa shtesa të ndërrimit të natës

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:23

Punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk po i marrin shtesat për ndërrimin e natës.

Klankosova ka kontaktuar me ShKK-në lidhur me këtë zhvillim, derisa nga ky institucion thanë se nuk kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesë për buxhet, dhe që sipas tyre, lëvizjet në buxhet për këtë kategori mund të bëhen vetëm në tremujorin e fundit të vitit fiskal.

Ndër të tjera, në përgjigjen e ShKK-së për Klankosova.tv thuhet se si organizatë kanë përgatitur kërkesën për Ministrinë e Financave, dhe sipas tyre, pas miratimit të transferit, të gjitha obligimet e mbetura për zyrtarët korrektues do të paguhen në mënyrë retroaktive.

“Në këtë vit fiskal nuk ka pasur plotësim ndryshim të Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2025. ShKK nuk ka pas mundësi të paraqesë kërkesë për buxhet, pasi që lëvizjet në buxhet për këtë kategori mund të bëhen vetëm në tremujorin e fundit të vitit fiskal, për këtë arsye Thesari nuk i ka ekzekutuar shtesat për ndërrime të natës”, kanë thënë nga ShKK-ja