Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, pushohet nga puna dhe zëvendësohet nga krijesa e tij - Gazeta Express
string(98) "punoi-me-2-turne-per-te-krijuar-agjente-me-ai-pushohet-nga-puna-dhe-zevendesohet-nga-krijesa-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:53

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, pushohet nga puna dhe zëvendësohet nga krijesa e tij

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:53

Donald King, 26 vjeç, është bërë simbol i mënyrës se si kompanitë e mëdha po përdorin inteligjencën artificiale, shpesh në dëm të punonjësve të tyre. I diplomuar në Universitetin e Teksasit në Austin në vitin 2021, King u punësua në PwC në Nju Jork si bashkëpunëtor në konsulencën teknologjike, duke punuar me klientë të rëndësishëm si Oracle. Pasi kompania njoftoi një investim prej 1 miliard dollarësh në IA, ai u bashkua me një ekip kërkimi që punonte 60–80 orë në javë.

I talentuar dhe ambicioz, King programonte dhe drejtonte ekipe brenda dhe jashtë SHBA-së. Projekti i tij kryesor ishte zhvillimi i agjentëve të AI që mund të automatizonin procese të tëra pune, madje edhe departamente të kompletuara. “Na u desh të pyesnim: çfarë po ndërtojmë? Ishte si t’i trajtoje makinat si njerëz,” rrëfen ai për Fortune, shkruan A2 CNN.

Tetë muaj pas marrjes së rolit të ri, King prezantoi te PwC projektin e tij fitues në “hackathon”-in e OpenAI: një flotë agjentësh AI që bënin automatikisht punët më të lodhshme të njeriut. I bindur se ky sukses do t’i sillte ngritje në detyrë, ai nuk e priste atë që do të ndodhte më pas. Vetëm dy orë pas prezantimit, nga PwC e morën në telefon: Je i pushuar!

I tronditur, ai regjistroi momentin e njoftimit dhe e publikoi në TikTok, ku videoja u bë virale me mbi 2 milionë shikime. King thotë se e kishte të pamundur të besonte se do të humbte punën pikërisht për teknologjinë që vetë kishte ndërtuar. “Mendova se isha i sigurt, sidomos pasi fitova vendin e parë. Më kapi krejt papritur,” thotë ai.