Kanceri mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën. Së fundmi punimi i doktoratës së një studenteje kosovare në këtë drejtim është publikuar në revistën prestigjioze për shkencë ASC Publications.
Autorja Gresa Halimi-Syla ka bërë të ditur se studimi me titull: “Targeting Cancer with New Morpholine-Benzimidazole-Oxadiazole Derivatives: Synthesis”, prezanton sintezën, vlerësimin biologjik dhe analizave kompjuterike të derivateve të rinj me potencial premtues kundër kancerit.
Ky studim paraqet projektimin, sintezën dhe vlerësimin biologjik të një serie të re derivatesh të morfolinës-benzimidazolit-oksadiazolit si agjentë të mundshëm antikancerozë.
Ajo është shprehur krenare që kjo arritje, si pjesë e doktoraturës është publikuar në një revistë kaq prestigjioze.