Punimet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës - Gazeta Express
string(75) "punimet-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine-bllokohet-nje-pjese-e-rruges"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 13:34

Punimet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 13:34

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike.

Kështu ka njoftuar Stacioni i Autobusëve përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike. Gjatë kohës së realizimit të punimeve, një pjesë e hapësirës përreth fontanës do të jetë e rrethuar dhe e pamundshme për qasje publike”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, këto punime janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më funksional dhe më estetik për të gjithë udhëtarët dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.