string(118) "punimet-ne-sheshin-xhorxh-bush-murati-thote-se-komuna-ka-nenshkruar-kontrate-18-milione-euro-pa-pasur-buxhetin-e-ndare"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:32

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Murati thotë se Komuna ka nënshkruar kontratë 18 milionë euro pa pasur buxhetin e ndarë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:32

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka reaguar sërish lidhur me projektin për rregullimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, duke e quajtur një rast flagrant të shkeljes së legjislacionit financiar dhe atij të prokurimit publik. Sipas tij, procedura e tenderimit dhe nënshkrimi i kontratës në vlerë prej 18 milionë euro është bërë pa pasur fondet e nevojshme të ndara nga buxheti.

Murati përmes një postimi në “

“Shpallja e tenderit dhe nënshkrimi i kontratës 18 milionë euro për Sheshin Xhorxh Bush nga Komuna e Prishtinës është bërë pa pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë, gjë që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për çdo procedurë prokurimi, kërkohet të nënshkruhet Deklarata e Disponueshmërisë së Fondeve, e cila siguron se organizata, në këtë rast Komuna e Prishtinës, ka fondet e mjaftueshme të buxhetuara. Në Deklaratën e Disponueshmërisë të nënshkruar në vitin 2024 nga Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe nga Zyrtari Kryesor Financiar, thuhet se mjetet e nevojshme për këtë projekt janë 18.4 milionë euro, dhe se ato janë të buxhetuara në kodin 53984 – Rregullimi i Sheshit “George Bush””.

“Problemi qëndron në faktin se në kodin e projektit në fjalë, në vitin 2024 kanë qenë të buxhetuara vetëm 1.89 milionë euro, nga mjetet vetanake të bartura nga viti paraprak. Pra, Komuna e Prishtinës ka nisur procedurë prokurimi me vlerë 18.4 milionë euro, duke pasur të buxhetuara vetëm 1.89 milionë euro, apo 1/10 e buxhetit të nevojshëm. Ndërkaq pas zhvillimit të procedurës së prokurimit, kontrata është nënshkruar sivjet, që përbën shkeljen e radhës, sepse buxheti i Komunës së Prishtinës megjithëse i miratuar në asamble, për shkak të miratimit me vonesë, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Republikës për t’u integruar si plotësim/ndryshim i Ligjit për Ndarje Buxhetore për vitin 2025. Me fjalë tjera, ligji i buxhetit aktualisht në fuqi për vitin 2025, nuk e përmban fare projektin e Sheshit Xhorxh Bush, pra ka 0 euro ndarje buxhetore, por që Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar kontratën pavarësisht mungesës së ndarjes buxhetore.”, ka shkruar Murati.