Punimet në kanalin e Ibër-Lepencit, paralajmërohen reduktime uji në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas - Gazeta Express
string(105) "punimet-ne-kanalin-e-iber-lepencit-paralajmerohen-reduktime-uji-ne-prishtine-fushe-kosove-obiliq-e-drenas"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 12:41

Punimet në kanalin e Ibër-Lepencit, paralajmërohen reduktime uji në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 12:41

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndalur në një pjesë të Prishtinës, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Drenas për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina) ka njoftuar të shtunën se është ndërprerë puna në fabrikën në Shkabaj nga ku këto qytete furnizohen me ujë të pijshëm.

Turbullira ka ardhur si pasojë e punimeve teknike në kanal.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpremë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë (një pjesë)”, thuhet në njoftimin e KRU.

Nga Ujësjellësi thuhet se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës “do të ketë ndikim minimalisht”.

Lidhur me reduktimet deri në përmirësimin e gjendjes do ju informojmë me njoftimin e radhës”, ka thënë KRU “Prishtina”.