Punimet e papërfunduara prej pesë vjetësh në rrugën Prishtinë-Podujevë po rrezikojnë qytetarët - Gazeta Express
string(94) "punimet-e-paperfunduara-prej-pese-vjetesh-ne-rrugen-prishtine-podujeve-po-rrezikojne-qytetaret"

Punimet e papërfunduara prej pesë vjetësh në rrugën Prishtinë-Podujevë po rrezikojnë qytetarët

Gazeta Express

17/10/2020 20:17

Prej kohësh mjetet punuese qëndrojnë këtu pa u vënë në funksion. Janë bërë tashmë pesë vjet që po punohet për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Frekuentimi i madh i veturave dhe shpejtësia e madhe e tyre në këtë rrugë, po konsiderohet si rrezik nga ana e banorëve pranë.

Lexo Edhe:

Rreziku sipas tyre po rritet pasi nuk ka asnjë masë sigurie.

Banorët ndihen të zhgënjyer që për këto pesë vite nuk ka rregullim të rrugës dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet.

Edhe opozita në Podujevë, pohon se komuna nuk ka marrë në konsideratë ankesat e banorëve të kësaj zone.

Shefi i degës së Vetëvendosjes në Podujevë, tregon që për të njejtën arsye Lëvizja VV kishte bërë protesta në vitin 2018.

T7 ka provuar që gjatë ditës të kontaktojë me Ministrinë e Infrastrukturës, e cila është përgjegjëse për punimet në këtë rrugë magjistrale, por të njëjtit nuk ka qenë të qasshëm.