Valdete Shabani, punëtore në Minierën e Kishnicës, ka folur sot për “Kosova Live” rreth përvojë të rëndë që ka hasur në vendin ku punon më saktësisht në minierën e Kishnicës. Gjatë një dite pune, gjatë bartjes së materialeve, të njëjtës i ra në këmbë një bulonë 8 kg, e ku morri lëndime në këmbë për të cilat ende po merr trajtime mjekësore.
Ajo tregoj se pas kësaj u përball me një shpërfillje nga drejtuesit e ndërmarrjes.
“Kryeshefi ekzekutiv e kishte thënë se mund ta kem inskenuar rastin. E kam përjetuar shumë rëndë këtë,” – thotë Shabani, e cila tashmë është në proces të gjatë të rikuperimit dhe nuk është në gjendje të vazhdojë punën.