Punëtorit i vijnë në llogari 330 rroga mujore, jep dorëheqjen dhe zhduket më paratë - Gazeta Express
string(82) "punetorit-i-vijne-ne-llogari-330-rroga-mujore-jep-doreheqjen-dhe-zhduket-me-parate"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 14:40

Punëtorit i vijnë në llogari 330 rroga mujore, jep dorëheqjen dhe zhduket më paratë

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 14:40

Punonte gjithë ditën në një fabrikë mishi, proshutave dhe bërxollave, për një shifër rreth 500 euro.

Një rrogë dinjitoze në Kili, ku minimumi i rrogës është 360 euro, por e pamjaftueshme për të përmbushur çdo dëshirë përtej mbijetesës. Çdo fund të muajit punëtori priste me ankth rrogën e tij, por fati i një punëtori kilen ndryshoi papritmas, kur në llogarinë tij pothuajse të boshatisur u depozituan jo, një dhe as dy, por 330 rroga mujore, rreth 27 vjet pune të lodhshme.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për një shifër që shkon rreth 170 mijë eurove, që për një gabim ende të mistershëm u depozituan te llogaria e punëtorit, që me siguri në fillim nuk duhet t’i ketë besuar syve, por që më pas me mendje të ftohtë ka planifikuar gjithçka, që mos t’i rikthehej periudhës së tij si i varfër.

Drejtuesve të kompanisë ku punonte fillimisht i premtoi se do të rikthente paratë sa më shpejt, por në bankën vend të një transfertë preferoi të tërhiqte gjithçka, dërgoi një letër dorëheqje të shpejtë dhe më pas u zhduk. Policia po e kërkon kudo, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga personi, që edhe mund të ketë kaluar kufirin duke humbur gjurmët në ndonjë plazh të qetë amerikano-latin./A2CNN