Punëtoria “Gjurmët e lëvizjes” në ‘Marubi’ - Gazeta Express
string(38) "punetoria-gjurmet-e-levizjes-ne-marubi"

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 15:15

Punëtoria “Gjurmët e lëvizjes” në ‘Marubi’

Arte

Gazeta Express

06/11/2025 15:15

Punëtoria krijuese “Long Exposure – Gjurmët e lëvizjes” fton të rinjtë të zbulojnë se si koha mund të shihet dhe të interpretohet përmes fotografisë, në Muzeun Kombëtar “Marubi” më 12 nëntor nga ora 10:00.

Duke përdorur teknikën magjike të ekspozimit të gjatë, pjesëmarrësit do të mësojnë të kapin lëvizjen dhe të kuptojnë bashkëveprimin mes dritës, kohës dhe subjektit, për të krijuar fotografi që shprehin ndjesinë e kalimit të kohës dhe energjinë e momentit.

Nëpërmjet këtij procesi, fotografia shndërrohet nga një moment i ngrirë në një rrëfim poetik për ritmin dhe lëvizjen. Punëtoria nxit vëzhgimin, krijimtarinë dhe imagjinatën, duke e kthyer eksperimentimin me dritën në një lojë të bukur artistike.

Punëtoria do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit të krijimit.