Bashkim Nitaj ka humbur jetën dje pas lëndimeve që ka marrë duke punuar në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë.
Në këtë incident tragjik ka mbetur i lënduar edhe një tjetër.
Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili zbuloi identitetin e tij, tha se Nitaj do të kujtohet si një mik i veçantë e aktivist.
“Mëngjes i trishtë! Bashkim Nitaj, miku ynë i dashtun se kemi pritur një ndarje kaq të hershme. Do të mbetësh në kujtesën tonë si një mik i veçantë, si aktivist e si sportist i madh. Kemi kujtime e kujtime që do të mbetën si një thesar i çmuar në kujtesën tonë e të brezave që do të vijnë. Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen Nitaj! Shoq, u prehsh në paqen e merituar!”, shkroi Selmanaj.
Për Nitajn u raportua se është veteran i UÇK-së.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mbrëmë edhe policia.