Punëtori për Libra Arti dhe Zina me Artrit Bytyçi nga StoryLab - Gazeta Express
string(62) "punetori-per-libra-arti-dhe-zina-me-artrit-bytyci-nga-storylab"

Arte

Gazeta Express

12/11/2025 15:50

Punëtori për Libra Arti dhe Zina me Artrit Bytyçi nga StoryLab

Arte

Gazeta Express

12/11/2025 15:50

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës -Qafa më 18-19 dhe 20 nëntor mbahet punëtoria për libra Arti dhe Zina me Artrit Bytyçi nga ZtoryLab.

Duke u bazuar në materiale të riprodhuara nga arkivi i GKK-së — letra korrespondence, katalogë, posterë dhe fletushka nga vitet ‘70–‘80 – ta. 
Punëtoria bazohet në ekspozitën aktuale “Nga Arkivi: Të Fala Shoqërore”, ku për tre ditë radhazi do të keni rastin të zhvilloni ide të krijimit të një fletëpalosjeje apo libri arti në mediumin e zinës.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit do të krijojnë së paku një zinë/libërth arti duke (ri)përdorur materiale ekzistuese arkivore për të ndërtuar narrativa të reja që pasqyrojnë çështje bashkëkohore të kontekstit shoqëror në Kosovë.

Punëtoria do të udhëhiqet nga Artrit Bytyçi nga StoryLab, përmes ligjëratave të shkurtra, punës praktike, diskutimeve, prezantimeve si dhe më e rëndësishmja kënaqësi gjatë procesit krijues.

Advertisement
Advertisement
Advertisement