Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pas një incident të rëndë në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Express se rreth orës 17:00 ka pranuar informatën për një incident të rëndë në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar gjatë punës.
“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Policia, së bashku me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka hapur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.