Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda - Gazeta Express
string(68) "punetori-bie-nga-lartesia-e-objektit-ne-gjilan-mori-lendime-te-renda"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 21:04

Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 21:04

Një punëtor ka rënë nga lartësia e një objekti në Gjilan gjatë ditës së sotme, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Ismet Hashani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, tha për Express se rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Konfirmimi i plotë:

Sot me 16.03.2026 në orët e paradites policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se një punëtor gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër këtu në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe në koordinim me prokurorin ka filluar hetimet rreth këtij rasti të rëndë. Për rastin  prokurori i shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Asgjasim dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement