Punëtorët shëndetësorë në grevë, kanë një mesazh për kryeministrin Kurti - Gazeta Express
string(71) "punetoret-shendetesore-ne-greve-kane-nje-mesazh-per-kryeministrin-kurti"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 13:46

Punëtorët shëndetësorë në grevë, kanë një mesazh për kryeministrin Kurti

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 13:46

Punëtorët shëndetësorë në Kosovë kanë hyrë sot në grevë 8 orëshe për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla ka thënë se punëtorët shëndetësorë në 43 qendra shëndetësore kanë hyrë në grevë, përfshirë edhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se do të vazhdojnë me veprime të njëjta derisa t’iu plotësohen kërkesat. Derisa është shprehur se nëse nuk kontaktohen nga Qeveria, edhe të enjten e ardhshme do të hyjnë në grevë.

“Pacientëve ju kërkoj falje që Qeveria Kurti na shtini që për tetë orë të ndahemi nga ju. Greva do të vazhdojë edhe një orë e gjysmë. Në 43 qendra shëndetësore i janë përgjigjë 100 për qind grevës. Për ne sindikalistët kjo është një arritje e madhe se po tregon një unitet sa i përket kërkesave tona. Sot janë punuar të gjitha rastet emergjente. Sot kjo grevë është senzibilizu në mbarë Evropën. Ne edhe njëherë po i dërgojmë një mesazh kryeministrit Kurti që sot nga ora 15:00 të filloj të mendoj. Le te jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë Kurti, mos ta ndani prej pacientëve, mos na shtini me bo gjeste që nuk duam, nëse ju doni trazira sociale, ne do ta ruajmë shtetit tonë”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka thënë se Federata sot ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga ndërkombëtarët.

Ndërsa, Rrahman Jashari ka thënë se kërkesa e tyre është modeste, se duan dialog me qeverinë. Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, do të ketë edhe protesta e greva nga punonjësit e arsimit.