Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës - Gazeta Express
string(100) "punetoret-e-postes-nga-e-hena-ne-greve-kerkojne-rritje-te-pagave-dhe-permiresim-te-kushteve-te-punes"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:46

Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:46

Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë në grevë. E greva ka filluar pasi që kërkesat e tyre si rritja e pagave, pagesa e rrezikshmërisë  dhe plotësimi i numrit të stafit, nuk u janëprealizuar, përkundër kërkesave të vazhdueshme, që ata i kanë bërë tek menaxhmenti.

Driton Gashi, i cili së bashku me 25 puntorë të tjerë të postës numër 6 në Prishtinë, janë të vendosur që të vazhdojnë grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

 “Nga e hëna jemi në grevë. I kemi paralajmëru. Kërkesë ka qenë rritja e pagës, pagesa e rrezikshmërisë dhe  plotësimi i numir të stafit, sepse nuk po mundemi me e mbulu tërë rajonin e Prishtinës”, tha Gashi.

Ndërsa theksoi se që nga e hëna kur dhe ka filluar greva e tyre,  puna është paralizuar dhe se nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve, letrave as në Gjykata dhe as në ndonjë institucion tjetër.

Ndërsa thotë se përkunder takimeve me menaxhmentin e Postës, ata nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Gjithçka është paralizu, nuk ka shpërndarje  as në gjykata as në institucione. Jemi takuar me menaxhmentin, të cilët na kanë thënë nisjani punës dhe ne do të shikojmë për kërkesat tuaja. Por s’ka reflektim, nuk na kanë dhënë ndonjë datë apo  konfirmim.  Jemi të vendosur  të vazhdojmë greven deri në realizimin e kërkesave”, tha ai.